Sot rreth orës 18:00 në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë 2 automjete.
Siç njofton policia, bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00 në lagjen Vetërnik, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti.