Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit, ku ky i fundit ka bërë thirrje që të respektohen masat kundër koronavirusit, përcjellë InLajmi.
Tahiri ia ka kujtuar Hotit që ia ka borxh 10,000 euro komunës së Prishtinës LDK për shkelje të rregullave anti-Covid.
Komenti i plotë i tij:
Po a?
Mirë që na e kujtove: 10,000 euro borxh ia keni Komunës së Prishtinës partia juaj, për shkeljet në fjalë (lexo paragrafin tënd të dytë).
Ps. Disa janë proceduar për përmbarim, tjera më mirë e më lirë paguani me kohë. /InLajmi/