Orët e para të mëngjesit në qytetin e Prishtinës shënuan një aksident trafiku mes 2 veturave, përcjellë InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar, Agron Borovci zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Si pasojë e këtij aksidenti 3 persona kanë mbetur të lënduar, ku më pas janq dërguar në QKUK.
“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci. /InLajmi/.