Pandemia COVID-19 po vazhdon të marrë jetën e shumë pacientëve me këtë virus nëpër botë.
Të paktën 2 milionë e 500 mijë e 770 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shkruan CNN.
SHBA kryeson me më së shumti vdekje pasur nga Brazili, Meksika, India dhe Britania e Madhe, transmetonEO.
Më 22 shkurt, SHBA tejkaloi 500 mijë viktima nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins. Të paktën 112 milionë e 716 mijë e 833 raste me COVID-19 janë raportuar në nivel global që nga fillimi i pandemisë.