Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e 66-vjeçarit këtë mëngjes në Tiranë. Përmes një njoftimi bëhet me dije se viktima, i identifikuar si Behar Seferi (Sofia), është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Ai ishte nga Lapardhaja e Beratit ndërsa banonte në Rrugen e Qelqit në Kombinat, rreth 66-vjeç. 66-vjeçari u qëllua me dy plumba ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, shkruan lapsi .al
Dyshohet se viktima është qëlluar nga distanca me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për zbardhjen e ngjarjes.