Qeveria e Kosovës ka marrur vendim për ndarjen e mjeteve financiare ndaj shoqatave të pensionistëve dhe shoqatave të familjarëve të të zhdukurve, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se 15 mijë euro janë ndarë për pensionistët bazike-sociale.
Ndërsa 34.610 euro janë ndarë për financimin e kërkesave të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.
“Miratimin e Qeverisë ka marrë edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyrën e Kryeministrit për financimin e kërkesave të shoqatave të pensionistëve dhe kërkesën e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve. Pesëmbëdhjetë mijë (15, 000.00) euro ndahen për pensionet bazike-sociale; pesëmbëdhjetë mijë (15,000.00) euro për financimin e kërkesave të shoqatave përkatëse të pensionistëve; tridhjetë e katërmijë e gjashtëqind e dhjetë (34, 610.00) euro për Zyrën e Kryeministrit në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve; tridhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dhjetë (34, 610.00) euro për financimin e kërkesave të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve”,thuhet në vendimin e Qeversë. /InLajmi/