Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes në Kosovë nga koronavirusi, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja në një njoftim për media.
Rastet e vdekjes bëhet e ditur se janë në komunat Fushe Kosovë, Gjakovë dhe Pejë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e redi më tani janë raportuar 1.582 raste të vdekjes nga koronavirusi. /InLajmi/