Më parë ka filluar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, seanca e radhës paragjyqësore ndaj 2 krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, raporton InLajmi.
Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Valeria Bolici, i shehë sit ë pabazuara parashtrimet e mbrojtjes së këtyre 2 të fundit.
Madje ajo ka thënë se kjo zyre do t’i përdorë disa dëshmitarë në këtë rast, teksa shtoi se nuk ka nevojë të intervistohen të gjithë ata
“Parashtrimet e mbrojtjes janë të pabazuara. Lidhur me numrin e dëshmitarëve, ZPS-ja i ka përfshirë ata në listë. Nuk ka nevojë të intervistohen të gjithë. Prokuroria do t’i ftojë për të dëshmuar dëshmitarët, deklaratat e të cilëve janë bërë të ditura” tha prokurorja Bolici. /InLajmi/