Është njoftuar se Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar sot, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se konferenca do të mbahet në ora 13:30 në objektin e Prokurorisë së Shtetit.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar sot. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 13:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftim. /InLajmi/