• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Këto janë vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

J G nga J G
24 February 2021
në KRYESORE
0 0
0
Këto janë vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 66-të me radhë, ku janë miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përcjellë InLajmi

Sipas njoftimit me vendimin e parë është miratuar Programi për Komunitete, i cili përcakton kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe transfereve nga buxheti i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, me qëllim të mbështetjes dhe promovimit të të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare në shumën 665,210.00 për pagesën e primit bruto të sigurimit kufitar për periudhën 1 gusht 2020 deri 31 dhjetor 2020. Këto mjete do të paguhen nga Thesari në llogarinë e veçanet të Byrosë Kosovare të Sigurimit

Miratimin e Qeverisë ka marrë edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyrën e Kryeministrit për financimin e kërkesave të shoqatave të pensionistëve dhe kërkesën e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.

Komunikata e plotë nga Qeveria:

Në pajtim me Rregulloren e Punës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, mbledhja e 66-të me radhë. Në mbledhje janë miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me vendimin e parë është miratuar Programi për Komunitete, i cili përcakton kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe transfereve nga buxheti i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, me qëllim të mbështetjes dhe promovimit të të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës.
Ky program do të zbatohet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit dhe nga personat fizikë dhe juridikë që do të jenë përfitues të subvencioneve. Programi do të garantojë lirinë e pjesëmarrjes në konkurrim; mos diskriminim dhe trajtim të barabartë të aplikimeve; transparencë të procedurave dhe vendimmarrjes për aplikuesit; përputhshmërinë me objektivat e ndarjes së subvencionit; paanshmëri në shqyrtimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit; ndalimin e financimit për të njëjtin përfitues më shumë se një herë brenda një viti; dhe ndalimin e subvencionimit të të njëjtit projekt nga organizatat tjera buxhetore apo donatorët, me përjashtim të rasteve të bashkëfinancimit.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare në shumën 665,210.00 për pagesën e primit bruto të sigurimit kufitar për periudhën 1 gusht 2020 deri 31 dhjetor 2020. Këto mjete do të paguhen nga Thesari në llogarinë e veçanet të Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Miratimin e Qeverisë ka marrë edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyrën e Kryeministrit për financimin e kërkesave të shoqatave të pensionistëve dhe kërkesën e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve. Pesëmbëdhjetë mijë (15, 000.00) euro ndahen për pensionet bazike-sociale; pesëmbëdhjetë mijë (15,000.00) euro për financimin e kërkesave të shoqatave përkatëse të pensionistëve; tridhjetë e katërmijë e gjashtëqind e dhjetë (34, 610.00) euro për Zyrën e Kryeministrit në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve; tridhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dhjetë (34, 610.00) euro për financimin e kërkesave të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 02/30 të datës 12.05.2020, i plotësuar me Vendimin nr. 03/60 të datës 27.01.2021, për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve, rregullave të përdorimit të automjeteve zyrtare nuk ju nënshtrohen veturat në shfrytëzim të Drejtorisë për Zbatimin e Ligjit dhe njësive tjera në kuadër të Doganës së Kosovës. Këto vetura, me autorizim të drejtorit të Drejtorisë për Zbatimin e Ligjit, drejtorit të përgjithshëm të Doganës dhe me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme mund të përdoren nga njësitë doganore për qëllime operacionale në çdo kohë edhe jashtë orarit të punës.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për pezullimin e nenit 20 të Rregullores Nr. 23/2020 për Atashetë e Mbrojtjes deri në plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Me qëllim të shfrytëzimit të buxhetit të ndarë për mbulimin e shpenzimeve të planifikuara për atashetë e mbrojtjes në kuadër të misioneve diplomatike, përkatësisht transferimit të fondeve buxhetore, Ministria e Mbrojtjes në konsultim me Thesarin do të lejojë që përmes atasheut të sigurohet qasja në të gjitha transaksionet bankare për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për Thesarin. Kjo do të sigurojë që fondet në këto llogari do të shfrytëzohen ekskluzivisht për qëllime zyrtare dhe për realizimin e shpenzimeve të planifikuara për atashetë e mbrojtjes.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për zbatimin e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj entiteteve dhe personave fizikë, të përcaktuar sipas listave të sanksioneve, të vendosura nga: Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto sanksione zbatohen me qëllim të ruajtjes së interesave kombëtare të Republikës së Kosovës dhe kontributit aktiv për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare. Sanksionet do të vazhdojnë deri në një vendim tjetër të Qeverisë dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen. /InLajmi/

Tags: LigjetMbledhjeMiratimeqeveria
Postimi i mëparshëm

Sezmiologu Mustafa tregon sa tërmete ka pasur në Kosovë vetëm gjatë muajit shkurt

Postimi tjetër

Sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në Shqipëri

Të ngjajshme Postime

Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…
KRYESORE

Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…

23 September 2025
Përparim Rama: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat
KRYESORE

Përparim Rama: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat

22 September 2025
OVL-UÇK falënderon James Rubin për dëshminë në Hagë
KRYESORE

OVL-UÇK falënderon James Rubin për dëshminë në Hagë

15 September 2025
Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në
KRYESORE

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

14 September 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Postimi tjetër
Sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në Shqipëri

Sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në Shqipëri

Lajmet e fundit

Si të ndalosh së menduari për ish-in tënd

Si të ndalosh së menduari për ish-in tënd

23 September 2025
Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

23 September 2025
Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…

Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…

23 September 2025
VIDEO / Festë e madhe në Paris pasi Dembele fitoi Topin e Artë

VIDEO / Festë e madhe në Paris pasi Dembele fitoi Topin e Artë

23 September 2025
Përparim Rama: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat

Përparim Rama: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat

22 September 2025
Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?

Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?

22 September 2025
Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

22 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu