Profesori universitar Bujar Dugolli thotë se politika e jashtme pas institucioneve të reja duhet të jetë proaktive. Thotë se duhet pasur program.
“Unë mendoj se politika e jashtme e Kosovës që do të ndërtohet nga institucionet e reja duhet të jetë proaktive’, thotë Dugolli në Pressing.
“Zakonisht udhëheqësit tanë në moment që i kanë marrë detyrat çdo herë kanë shku me pyet në ambasadë se çka të bëjmë, si të trajtojmë këtë çështje. Asnjëherë s’kanë shku me propozim”, shtoi ai.
“Duhet të ketë një program dhe një ide se si t’i qaset kësaj çështje”, thotë Dugolli.
“Nëse një qeveri e përgjegjshme i harton këto plane dhe i del me faturë konkrete edhe faktorit ndërkombëtar edhe Serbisë, duke përfshi edhe çështjen e kërkim-faljes, atëherë do të kemi një realitet të ri”, theksoi ai.