Një këmbësore është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë këtë të diele, përcjellë InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Priashtinës.
Ahmeti ka shtuar se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, dhe e njejëta është dërguar për tretman mjekësor, kurse me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 11:30, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pesuar këmbësorja. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/.