Agjencinë e Statistikave të Kosovës ka pohuar se numri i familjeve të cilat kërkojnë ndihmë sociale është rritur, përcjellë InLajmi.
Sipas të dhënave të publikuara nga kjo agjensi thuhet se në muajin nëntor të vitit të kaluar ishin 25.273 familje kanë marrur ndihmë sociale.
Teksa thekson se në dhjetor numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale shënoi rritje norme.
Ndërkaq në muajin e fundit të vitit të kaluar, 25.679 familje tregohet se kanë marrur ndihmë sociale.
Agjencinë e Statistikave të Kosovës po ashtu ka konfirmuar se komuna më e varfër në Kosovë deri më tani vazhdon të jetë Mitrovica, ku 2392 familje vazhdojnë të marrin ndihmë sociale .
Ndërkaq një nga faktorët kyq në këtë situatë konsiderohet të jetë pandemia e cila ka shkaktuar ulje të të ardhura nëpër familje.
Madje konsiderohet se shumë kosovarë e kanë humbur edhe vendin e punës si pasojë e koronavirusit.
Por edhe momentalisht mbarë bota e jo vetëm Kosova po vazhdojnë të përballen me luftën kundër armikut të quajtur koronavirus. /InLajmi/