Covid-19 “troket” përherë të 2-të në derën e Fjoralba Ponari. Ky nuk është aspak lajm i mirë për të dhe për të gjithë ne, pasi kjo tregon se ekziston mundësia për riinfektim.
Lajmin e keq e dha vetë moderatorja në Instagramin e saj. Në një bashkëbisedim me fansat e saj në “Ask me a question”, ajo foli edhe për shqetësimet që ka.
Duke iu përgjigjur një fansi sesi po e kalon këtë sulm të 2-të edhe pse ka antitrupa, Ponari ka treguar se më keq këtë herë. “Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla, paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe.”
Fjoralba i tregoi ndjekësve të saj edhe gjendjen kur u infektua herën e parë. “Tensioni i ulët (që nuk më ka ndodhur kurrë) dhe humbja e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë” më bënë të kisha dyshime por prapë më dukej e vështirë duke patur parasysh që e kam kaluar dhe se sa e kujdesshme kam qenë, shkruan Lajmi i fundit.Al.
Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”, shkruan Fjoralba.