Policia e Kosovës ka njoftuar për një keqpërdorim të detyrës zyrtare në qytetin e Pejës gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit, përcjellë InLajmi.
Sipas policisë në raportin 24 orësh bënë të ditur se një person ka liruar të shkojnë në shtëpi 5 komisioner para se të përfundojë numrimi i votave.
“Pejë 14.02.2021 – 22:20. Me 16.02.2021 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kryesues në një vendvotim, ka kryer veprën e lartcekur duke liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisioner para se të përfundoj numri i votave”, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/