Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë, përcjell InLajmi
Kosnett ka deklaruar se partneriteti i SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur, dhe se SHBA është pranë njerëzve të Kosovës.

“Ndërsa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kosnett në Twitter./InLajmi/
As we celebrate Kosovo’s Independence Day, the U.S.-Kosovo partnership remains unshakeable. We stand by the people of #Kosovo as you work to build a just, peaceful, & prosperous home for all Kosovo’s citizens. ???? #kosovo13 pic.twitter.com/pz1M7wqKF7
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 17, 2021





















