Ka filluar seanca gjyqësore lidhur me rastin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi nën akuzat për krime lufte, raporton InLajmi.
Ben Emmerson, avokat i ish-ushtarit të UÇK-së, njëherit dhe ish-kryenistrit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar vërejtjet e tij për materialet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Emmerson ka thënë se po detyrohen që të analizojnë shumë materiale të Prokurorisë, nga të cilat po kenë vështirësi të gjejnë lidhje.
“Pse na duhet ne ta ndërtojmë çështjen e Prokurorisë që të fillojmë hetimet tona”.
Ju i nderuari gjykatës, e kuptoni nga analiza e provave që pretendimet e materialit kundër Kadri Veselit janë shumë të dobëta. Bazohet në prova që nuk ekzistojnë. S’ka asnjë fije prove kundër tij”,tha tha avokati britanik./InLajmi/