Ka filluar seanca gjyqësore lidhur me rastin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi nën akuzat për krime lufte, raporton InLajmi.
David Hooper avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, gjatë kësaj konference në kuadër të Speciales, deklaroi se kërkon që të trajtohen disa çështje të cilat po u shfaqin probleme mbrojtjes.
Sipas tij ka probleme sa i përket materialeve gjë kjo e cila po u pengon atyre të trajtojnë çështjen sic duhet.
Ai është ankuar për mënyrën e nxjerrjes së materialeve nga Zyra e Prokrurorit të Specializuar dhe mënyrën e paraqitjes së dëshmitarëve nga ana e organit akuzues.
Po ashtu deklaroi se 124 dëshmitarët e përmendur nga Prokuroria nuk kanë rrëfime të tyre dhe prova. Hooper theksoi se mungojnë hollësitë lidhur me këtë çështje.
“124 dëshmitarë që janë bërë të njohur, shumica e tyre me preudonime… Nuk kemi të dhëna se për çfarë do të flasin këta dëshmitarë. Sepse kur ka dëshmitarë, duhet të ketë prova… Mungojnë hollësitë në lidhje me materialit.. Dhe ZPS-ja vazhdon të veprojë kështu. Mungojnë meta-datat…”, tha Hooper. /InLajmi/