Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka treguar arsyen e vizites në selinë e Vetëvendosjes, ku ka takuar Albin Kurtin, i cili doli fitues në zgjedhjet e së martës, përcjellë InLajmi.
Kossnett tha se e ka përgëzuar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar krijimin e shpejtë të institucioneve të reja, dhe fillimin e adresimit të “sfidave të ngutshme”.
“Jam i kënaqur që u takova me Albin Kurtin për të përgëzuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! për fitoren dhe për të diskutuar rrugën e Kosovës përpara”.
“Kërkojmë nga partitë të punojnë shpejt për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për të adresuar sfidat e ngutshme”, ka theksuar Kosnett./InLajmi/