Mësimdhënësit e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj po ndjehen të kërcënuar nga ish-drejtori i këtij institucioni, Enver Azemi.
Ani pse Azemi nuk është më drejtor, mësimdhënësit kanë treguar se DKA e kanë zgjedhur atë si zëvendës – drejtor në një shkollë tjetër, por që i njëjti ka krijuar një zyre në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”.
Sipas një mësimdhënësi, Azemi vazhdimisht po sulmon ata, madje edhe fizikisht, e këtë po e bën për hakmarrje. E për këtë rast mësimdhënësi thotë se janë në dijeni edhe Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt.
“Tani, ai ka 6-7 raste tё lajmёruar nё polici por edhe ne DKA. Bile kёta tё fundit (DKA) e kanё shpёrblyer Enver Azemin. Enver Azemi pёrshkak tё dy aktakuzave pёr korrupsion qё po hetohet nga prokuroria e Ferizajt, ka pas dhёnё dorёheqje nga pozita e drejtorit nё kёtё gjimnaz, po DKA, e ka shpёrmlyer prapë, duke e zgjedhur si zёvendёs-drejtor nё njё shkollё tjetёr por i ka krijuar njё zyre nё gjimnazin tonё, dmth zyre paralele me zv.drejtorin e shkollёs, sepse tani shkolla jonё ka dy zv.drejtora, njёri taman i pranuar me konkurs kurse tjetri (Enver Azemi) i shpёrblyer nga DKA-ja mё njё zyre nё shkollёn tonё”.
Mësimdhënësi tutje ka shtuar se përveç që ndjehen të rrezikuar e të kërcënuar, ata nuk e din më rolin e Azemit.
“Enver Azemi, tani nё shkollёn tonё po i sulmon mёsimdhёnёsit, sepse DKA-ja e ka shpёrblyer dhe ia ka mundёsuar, duke e zgjedhur zv.drejtor nё njё shkollё tjerё, ndёrsa e ka sistemuar ilegalisht nё shkollёn tonё. Pra, tani ne si mёsimdhёnёs jemi nё hallё tё madh, sepse nuk po dihet kush ёshtё zv.drejtor nё shkollёn tonё, Dardane Beqiraj apo Enver Azemi?. Enver Azemi, po i sulmon disa mёsimdhёnёs, sepse mendon qё kёta mёsimdhёnёs ia ka dёrguar nё prokurori disa raste tё keqpёrdorimit tё detyrёs zyrtare, pёr tё cilat tani ai po hetohet”.
Kujtojmë që në shtator të vitit 2017, Enver Azemi pati vendosur që disa mësimdhënësve në kohën kur ishte drejtor t’ua heq nga paga 20 euro pa iu dhënë ndonjë sqarim. Azemi nuk ishte mjaftuar me kaq, ai kishte vendosur që një mësimdhënësi t’i paguhen orët edhe pse nuk ka marrë pjesë në procesin mësimor për afro tre muaj.
Ndërsa, në vitin 2018, saktësisht më 25 nëntor, u raportua për një skandal tjetër në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, pikërisht në kohën kur Azemi ende ishte drejtor në këtë institucion.
Bëhet fjalë për hapjen e një dyqani të gjërave ushqimore brenda gjimnazit, e që punonte ilegalisht, ndërsa pronar i këtij dyqani ishte një punëtor i stafit teknik të shkollës, i cili është i punësuar si korrier. Sipas këtyre informacioneve, faturat e rrymës, ujësjellësit dhe higjienës të këtij dyqani paguhen me buxhetin e shkollës, raporton indeksonline.
Madje i njëjtit person nga drejtori i shkollës, Enver Azemi i ishte hapur një zyrë e improvizuar paralel me zyrën e sekretarit të shkollës brenda se cilës zyrë imponohen shumë punë dhe aktivitete shkollore të cilët nuk janë në kompetencë të një korrieri.