Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë është gjetur një person i vdekur, përcjellë InLajmi.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES/Rr.Fazli Graiçevci, Prishtinë, 15.02.2021-15:58. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /InLajmi/