Lëvizja Vetëvendosje ka dalë të jetë parti fituese në zgjedhjet qe u mbajtën këtë të diele.
Deri me tani partia e LVV-se ka marrë 47.8% të votave në Kosovë.
E bastionet e PDK-së në Drenicë, VV-ja nuk mundi t’i thyejë as në këto zgjedhje.
Por në fshatin e Burojë të Skenderajt, në vendlindjen e ish Presidentit, Hashim Thaçit, partia e Albin Kurti arriti t’i ketë 34 vota, shkruan gazeta Express.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës arrit të ketë 77 vota. Në Burojë të Skenderajt kanë votuar 756 persona.