Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili këtë të diel ka vizituar Tiranën, është aksidentuar duke u kthyer në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.
Këtë e ka konfirmuar për telegrafin, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.
“Po, është aksidentuar. Ka qenë aksident i lehtë, pra nuk është lënduar askush”, ka thënë Manxhuka.