Gjatë ditës së djeshme janë mbajtur zgjedhjet për krijimin e Qeverisë së re, përcjellë InLajmi.
Ndërkaq procesi i numërimit për komuna ende është duke vazhduar, ku deri më tani në disa komuna është duke triumfuar Vetëvendosje.
E një nga këto komuna është edhe ajo e Pejes ku siç njofton KQZ, ka përfunduar procesi i votimit dhe se Lëvizja Vetëvendosje radhitet e para me më së shumti vota.
Ndërkaq nga rezultatet përfundimtare bëhet e ditur se ky subjekt në Pejë ka marrë 49.14% të votave./InLajmi/