Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherit kryetar i Lipjanit, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjellë InLajmi.
Ai ka thënë se Kosova dje ka dëshmuar pjekurinë e një procesi zgjedhor të rregullt e demokratik
Ahmeti ka shtuar se do të do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe me përgjegjësi para qytetarëve duke respektuar vendimin e sovranit.
Postimi i plotë i tij:
Vendi ynë dje ka dëshmuar pjekurinë e një procesi zgjedhor të rregullt e demokratik.
Duke njohur rezultatin dhe procesin demokratik gjejmë rastin për ta uruar edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve Lëvizjen Vetevendosje!
Dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për organizim të zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u angazhuan në procesin zgjedhor për punën dhe angazhimin.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi para qytetarëve duke respektuar vendimin e sovranit.
Unë do mbetem i përkushtuar në Lipjan- Me punë për Lipjanin! /InLajmi/