Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka reaguar pas rezultateve të marrura nga votimet e 14 shkurtit, përcjellë InLajmi.
Ai ka thënë se kjo është vetëm një betejë politike e humbur, por asnjëherë nuk do të humbin në mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve.
Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN.
Përjetësishtë me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM ! /InLajmi/