Në orën 17:00 janë publikuar Exit Pollet e para të zgjedhjeve në Kosovë, raporton InLajmi
Në Exit Pollin e Dukagjinit, del se Lëvizja Vetëvendosje është fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas këtij Exit Poll, Lëvizja Vetëvendosje merr 55 deputet sipas sondazhit të Dukagjinit.
Në përqindje, LVV merr 47.9%, PDK 17.7%, LDK 14.6%, AAK 6.6% dhe Nisma 2.7%. /InLajmi/