Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. përcjell InLajmi
Përmes një komunikate për media Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.
Postimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës:
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve
Përkundër rreshjeve të pa ndërprera të borës dhe temperaturave të ulëta, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.
Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale e autostradat dhe jo rrugët komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare.
Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor. /InLajmi/