Ka filluar procesi zgjedhor për krijimin e një Qeverie të re me 14 shkurt, raporton InLajmi.
Me këtë rast Kurti ka thënë se Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet.
Po ashtu ai ka shtuar se Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit.
“Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë. Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, ka deklaruar Kurti. /InLajmi/