Kandidtai për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyra iu kanë drejtuar kutive të votimit në Fakultetin e Filologjisë raporton InLajmi.
Hoxhaj ka thënë se sot është dita kur flasin qytetarët jo politikanët, pikërisht sot qytetarët do ta japin verdiktin e tyre se kush do të ta udhëheqë Kosovën.
Hoxhaj tha se qytetarët sot janë para dy opsioneve, duke shtuar se sot është dita kur flasin ata.
“Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët”.
“Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit”.
“Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”./InLajmi/