Maqedonia e Veriut gjatë ditës së fundit ka regjistruar 357 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend është rritur në 96.872
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se edhe numri i vdekjeve është rritur në 2.976, me 5 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, vendi po ashtu ka regjistruar 122 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 87.446 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 485.147 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.121 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 6.450 raste aktive me COVID-19.