Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorin britanik Nicholas Abbott, përcjell InLajmi.
Haradinaj dhe Abbot biseduan për proceset në të cilat po kalon vendi, sidomos për krizën pandemike dhe avancimin e marëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Hardinaj ka thënë se ndihma dhe angazhimi Britanik, në përkrahje e mbështetje të Republikës së Kosovës, sidomos në rrafshin ndërkombëtar është shumë i nevojshëm.
Postimi i plotë i tij:
Me ambasadorin Nicholas Abbott, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi, veçanërisht krizën ekonomike për shkak të pandemisë, si dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

Ndihma dhe angazhimi Britanik, në përkrahje e mbështetje të Republikës së Kosovës, sidomos në rrafshin ndërkombëtar është shumë i nevojshëm.
Ambasadorin Abbott e falënderova për angazhimin e shtetit që e përfaqëson në mbështetje të Republikës së Kosovës. /InLajmi/