Përbërësit:
– 8 fileto gjeli,
– 60 gr djathë kaçkavall,
– 4 feta proshutë,
– 8 kastravecë turshi,
– 1 lugë mustardë,
– vaj ulliri.
Përgatitja
Rrihni filetat e gjelit dhe ndajini në letra të cilat përdoren për furrë. Lyeni çdo fileto gjeli me mustardë, grini djathin kaçkavall dhe shpërndajeni tek filetat, shtoni dhe kastravecët të prerë në copa të vogla.
Prisni fetat e proshutës përgjysmë, vini një në çdo fileto dhe rrotullojeni mishin e gjelit, me pas lidhini me spango kuzhine, në mënyrë që djathi të mos dal jashtë pasi të shkrihet nga nxehtësia e pjekjes.
Vërini rolet në zgarë dhe piqini për rreth 20 minuta, duke i kthyer nga të gjitha anët dhe duke i hedhur pak vaj. Rregullojini me kripë dhe shërbejini menjëherë.