Ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas refuzimit Albin Kuriti dhe Vjosa Osmanit të përballjes me disa gazetarë e analistë në debatin që do të zhvillohet sonte, përcjell InLajmi.
Ai ka bërë pyetje liderit të Vetëvendosjes se “A po garon për Kryeministër apo për Kryeredaktor të Kosovës?”
Behramaj e ka quajtur Kurtin edhe me një epitet “Lideri suprem”, dhe ia shkon edhe më larg duke thënë se “Çudi qysh nuk paska zgjedhur të jetë në panel vetëm me Armend Mujën”.
Postimi i plotë i tij:
A po garon për Kryeministër apo për Kryeredaktor të Kosovës? Lideri suprem sonte e paska ushtruar edhe zanatin e kryeredaktorit, duke e përzgjedhur panelin e debatit. Çudi qysh nuk paska zgjedhur të jetë në panel vetëm me Armend Mujën.