Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka thënë se në shtetin më proamerikan që është Kosova për shkak të Vetëvendosjes po frymon ideja bolshevike e Rusisë, përcjell InLajmi.
Ai tutje ka shkruar se ” Republika e 3-të” e Vetëvendosjes nënkupton modelin e Revolucionit të Kuq të Leninit.
Ai ka shtuar se ky model, historikisht është i dështuar, strategjikisht i gabueshëm dhe përmbajtjësisht i papranueshëm për popullin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Kush do ta kishte besuar që pas një shekulli, në shtetin më proamerikan në botë, në Kosovë, do të frymonte dhe do të praktikohej ideja bolshevike e Rusisë së vitit 1916 – e shamiave të kuqe.
Por, “Republika e Tretë” e Vetëvendosjes, e cila pra, siç po shihet, nënkupton modelin e Revolucionit të Kuq të Leninit, për qytetarët e Kosovës është e kundërt me orientimin e tyre proamerikan e properëndimor.
Sepse, ky model, historikisht është i dështuar, strategjikisht i gabueshëm dhe përmbajtjësisht i papranueshëm për popullin e Kosovës.
Përballë modelit komunist të Vetëvendosjes, PDK tashmë ka ofruar platformën e vet perëndimore, atë të Rimëkëmbjes ekonomike, politike e historike të Kosovës, e cila po përqafohet masivisht nga qytetarët e Kosovës dhe do të jetësohet këtë të diel. /InLajmi/