Kandidati për deputet, Zafir Berisha, sot u takua me banorët e fshatit Lez, të cilët jetojnë në Prizren, pasi fshati i tyre vazhdon të mbetet gërmadhë nga lufta e fundit gjeoncidale e serbisë në Kosovë,përcjell InLajmi.
Para bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të kauzës #MeÇlirimtarët, Zafir Berisha tha se Kosova është përpara dy sfidave të mëdha me serbinë, të cilat mund t’i përballojnë dhe ndaj tyre të dalin fitimtar vetëm ata të cilët në kohë të luftës triumfuan ndaj serbisë fashiste, sfida këto të cilat nuk mund t’i përballoj ai i cili luftën heroike të popullit shqiptarë dhe të UÇK- së e ka parë përmes ekraneve televizive dhe i cili edhe sot mendon se serbia në Kosovë nuk ka bërë gjenocid, por ka pasur pretendime për gjenocid.


Sfidat që e presin Kosovën nuk mund të perballohen as nga logjika politike bolshevike e cila Shtepinë e Bardhë në Washington e sheh si kështjellë mesjetare me shpata e bajoneta, ndërsa botërisht dihet se është pikërisht ai vend dhe ajo shtëpi e cila i dha shpirt lirisë së Kosovës.
Lezjanët u zotuan në mbështetje të kauzës #MeÇlirimtarët për mbrojtje të vlerave kombëtare, kauzë e cila në zgjedhjet e 14 Shkurtit mban numrin 121. /InLajmi/




















