Edhe këtë të martë mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar me tensione ndërmjet anëtarëve të këtij institucioni, raporton InLajmi
Anëtari i KQZ-së Alim Rama nga VV-ja sërish, ka qenë i shqetësuar se pse anëtarët po i pengon procedimi i zarfeve me fletëvotime që vinë të shtunën.
Rama tha se video-mesazhi për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer.
“Ju vet kryesuese keni deklaruar se jeni personi më i urryer në Kosovë. Nuk po e shoh të arsyeshme që tash video-ftesa të bëhet nga një person që e ka humbur kredibilitetin”.
“Unë kisha kërkuar që KQZ-ja si e tërë të bëj thirrje votuesve për zgjedhje”.
Pas kësaj deklarate të përfaqësuesit të VV-së reagoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kam deklaruar ashtu”.
Në ndërkohë Rama, tha se ajo vet e ka pranuar një gjë të tillë, përgjigje pas së cilës, Daka bashkë me anëtarët e tjerë e lëshuan sallën dhe braktisën mbledhjen e KQZ-së. /InLajmi/