Shumë qytetarë gjatë ditës së martë janë duke pritur para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të aplikuar për vulë apostile, raporton InLajmi.
Qytetarët janë shprehur të zhgënjyer për shkak të pritje të gjata, ku edhe i janë ekspozuar mundësisë së infektimit me koronavirus për shkak të mosmbajtjes së distancës.
Muhamet Gavalli njëri nga qytetarët tha se janë duke pritur për të aplikuar për vulë apostile qe 4 orë. Ai tha se nuk po respektohet aspak masat.
“Shteti është duke bërë hajgerë me ne”, tha ai. /InLajmi/