Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të nëntë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese, raporton InLajmi.
Dosje këto rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Drejtori i kësaj organizate Jahir Bejta, tha se tash e sa vjet gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensim dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente.
Por që sipas tij, kjo nuk qëndron, ngase krimet e kryera gjatë luftës së fundit kanë ndodhur në territorin e Kosovës. /InLajmi/