Ish-Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, njëherit kandidat për deputet nga radhët e PDK-së ka prezantuar një ndër shtyllat e planit të tij për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë, përcjell InLajmi
Ai ka thënë se një ndër shërbimet e para të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të jetë ofrimi i barnave falas për personat me sëmundje kronike.
“Do të jetë një listë prej 580 forma të barnave, të cilat do të jepen gjithmonë falas. Kjo nënkupton që secili qytetar që vuan nga sëmundjet kronike, siç janë tensioni i lartë, diabeti, sëmundjet e zemrës, e të tjera që klasifikohen brenda kësaj pakoje, do të jetë përfitues nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. “, ka thënë Ismaili.
Ai ka shpejguar se ky proces do të jetë digjital. Receta do të përshkruhet në mënyrë elektronike dhe qytetari me letërnjoftim të Kosovës do të shkojë t’i marrë këto barna falas në cilëndo barnatore në Kosovë. /InLajmi/