Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person i vdekur në Graçanicë gjatë mbrëmjes së 3 shkurtit, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se trupi i pajetë i përsonit të vdekur është është dërguar në IML për Obduksion.
“HETIM I VDEKJEs/ Graqanicë, Prishtinë 03.02.2021-07:00. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga dëshmitari mashkull kosovar është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar.
Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /InLajmi/