Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore të partive politike kanë vizituar qytetin e Mitrovicës dhe atë të Skenderajt, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar vetë Haxhiu, ku ka thënë se kanë shkuar në mbështetje të kandidatit tjetër nga kjo parti, Hysni Mehani.
Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Albin Kurti nga VV-ja së bashku me bashkëpunëtoren e tij Vjosa Osmani nuk u ndanë të kënaqur nga vizita të cilën bën në Mitrovicë, e madje në Skenderaj Kurti u gjuajt edhe me vezë /InLajmi/