Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli me 3 shkurt të vitit 2017, në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një sëmundje kronike në mushkri, përcjell InLajmi.
Agolli do të mbetet një nga figurat më të shquara të pendës shqiptare.
Ai u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.
Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai ishte po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, e gjithashtu edhe në metropolet e kulturës botërore.
Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta./InLajmi/