Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka kritikuar gjyqtarët e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që sipas tij kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të enjten ka refuzuar pjesërisht apelin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky organ, ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e 5 kandidatëve për deputetë të kësaj partie: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.
Postimi i plotë i tij:
Dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilet vijnë nga Gjykata Themelore, Apelit dhe Supreme, nuk kanë ditur që neni 29 par.1 pika q) e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal të kohës.
Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur.
Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim!Shihemi mbas 14 shkurtit!/InLajmi/