Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendoje, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Supremës, e cila ia ka ndaluar kandidimin liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin
Postimi i plotë i saj:
Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.
E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur.
Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës.
Edhe kësaj rradhe, më të shumtë në numër e më të fuqishëm do të dalim. /InLajmi/