IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Rastet e vdekjes sipas njoftimit shënohen nga nga komunat Deçan, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë.
Ndërkaq mosha më e re e personave të cilët kanë ndërruar jetë nga koronavirusi është 64 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç)”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar gjithsej 1.487 raste të vdekjes./InLajmi/