Komiteti Olimpik i Kosovës dhe ministrja në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, kanë nënshkruar kontratat me 10 bursistë “Shpresa Olimpike 2021”, raporton InLajmi.
Dumoshi ka thënë se tregimi më i mirë për Kosovën deri më tani është sporti, dhe se ky vit ka qenë sfidues për komunitetin sportiv në përgjithësi.
“Jemi para shpresave tona të rinisë. Ne si ministri me vëmendje ju kemi shikuar duke arritur rezultate kulminante. Tregimi më i mirë për Kosovën është sporti. Ne arritëm që këto 20 vjet ta arrijmë medaljen olimplike me heroinën tonë Majlindën. Këto suksese kanë ardhur duke ndjekur të gjitha rrrgulloret dhe ligjet. Ky vit ka qenë sfidues për komunitetin sportiv në përgjithësi. Mbështetja e ministrisë ka qenë me 4 milionë e 200 mijë euro në vit”,tha Dumoshi.
“Shteti i Kosovës renditet për mbështetjen që ja jep sportit në 10 vendet e para në botë. Edhe këtë vit ku në 5 milionë për sportin, sportistët kanë qenë përfitues të 1 milionë e gjysmë. Për ne si ministri dhe politikat tona zhvillimore janë sporti e kultura. Uroj që buxhetet tona të rriten. Sipas raportit që na ka sjell KOK-u, për një punë tuajën të jashtëzakonshme ne sot po ndajmë bursa. Urime e mos i ndalni sukseset”tha Dumoshi
Ndërsa kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se kujdesi ndaj sportistëve është maksimal, tutje ai kërkoi mbështetja të mos ndalet. /InLajmi/