Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim virtual me dy eurodeputet, përcjell InLajmi.
Ai takim virtual mbajti me Andrey Kovatchev dhe David McAllister të 2 Eurodeputetë, ku biseduam për gjendjen aktuale në vend dhe për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Postimi i plotë i tij:
Në një takim virtual me z. Andrey Kovatchev – Eurodeputet, Nënkryetar i Grupit të EPP-së për Zgjerimin, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësinë Jugore dhe z. David McAllister eurodeputet, nënkryetar i EPP-së dhe kryetar i AFET, biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Nga z. Kovatchev dhe McAllister morra vlerësimet më të larta për punën e deritanishme të Qeverisë në përputhje me orientimin programor dhe ideologjinë e partive anëtare të EPP-së./InLajmi/