Gjatë ditës së sotme u mbajt një konferencë e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, raporton InLajmi
Me këtë rast u nënshkrua “Memorandum Mirëkuptimit” për forcimin e bashkëpunimit në mes këtyre 2 institucione
Ibrahim Makolli, kryetar i Grupit Punues për të Zhdukurit tha se këtë vit do të ketë ekzaminime edhe në 2 lokacione në Serbi.
“Me rekomandimet e eksperteve ligjor lokacioni në Kizhevak është konservuar dhe pritet të fillojnë punimet në fund të marsit. Për hulumtimet e tjera gjatë këtij viti do të ketë ekzaminime edhe në dy lokacione në Serbi. Kemi edhe një numër brenda Serbisë që ka dyshime të para për persona por edhe në Kosovë ka disa të cilat do të trajtohen”,tha Makolli.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar, Ramë Manaj, tha se ky bashkëpunim do të ndihmojë në arritjen e rezultateve konkrete në lidhje me çështjen e të pagjeturve.
“Ne nënshkruam memorandum lidhur me sqarimin e fatit të personave të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë gjatë vitit 98/99. Komisioni e ka mandatin kërkimin e vendndodhjes së personave të humbur dhe ky mandat vazhdon. Gjatë kësaj periudhe ka vazhduar një bashkëpunim me akterët e jashtëm e të brendshëm. Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq ka një relevancë si faktorë ndihmës. Komiteti si organizatë me përvojën e saj shumë shekullore ka shtrirje të gjatë. Në vazhdimësi ka dëshmuar kontribut të jashtëzakonshëm në këtë proces. I kemi specifikuar disa çështje që do të jenë objekt gatishmërie”,tha Manaj./InLaimi/