Kryetari i Partisë serbe të Kosovës, SLS, Sllobodan Petroviç ka thënë se gjithçka mund të quhen ato që u zhvilluan në Kosovë, në zonat ku jetojnë serbët por jo zgjedhje.
Ai thotë se rezultatet për subjektin e tyre kanë arritur ta mësojnë vetëm nga mediat pasi komisionerët e partisë nuk i kanë raportuar, çka i shton dyshimet për manipulime.
Kryetari i SLS-së thotë se partia e tij ka dyfishë më shumë anëtarë që mund të verifikohen edhe fizikisht ndërsa në zgjedhje ka marrë vetëm 2500 vota.
Ai ka thënë se ka pasur raste kur në një vendvotim ku ka votuar kandidati ynë për deputetë dhe familja e tij, SLS nuk ka asnjë votë, shkruan telegrafi.
“Si mund ta bindësh dikë, që ai personalisht nuk e ka votuar vetën për deputet?!”.
Petroviç ka prezantuar edhe një formular që thotë se e ka siguruar përmes komisionerëve të partive tjera, ku të gjitha votat e subjekteve politike i regjistrohen Listës Serbe.